Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në kryeqytetin e Serbisë Beograd.

“Beograd – Takim me Presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, 🇦🇱🤝🇷🇸” ,ka shkruar  Rama në Facebook.

Pas Sarajevës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka vizituar edhe Malin e Zi.

Në Mal të Zi Rama është pritur në takim tëte-à-tête nga homologu, Dritan Abazoviq.

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook vetë Abazoviq, i cili ka publikuar disa fotografi me Ramën.

Pastaj do të kenë një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin malazez, Dritan Abazoviq.