Rama thotë se ekziston një rrezik i qartë për Ballkanin për shkak të agresionit rus

"Po ka një rrezik të qartë e real për Ballkanin për shkak të agresionit rus por askush nuk duhet ta shohë si një situatë që ushtria ruse vjen këtu, por ajo që ndodh atje [Ukrainë] mund të përsëritet në mënyra të ndryshme, duke rrezikuar rregullat e rendit botëror", ka deklaruar Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka pranuar se ekziston një rrezik i qartë për Ballkanin për shkak të agresionit rus.

Për këtë arsye, ai ka porositur që duhet analizuar atë që po ndodh në Ukrainë, sepse e njëjta mund të përsëritet në mënyra të ndryshme, duke rrezikuar kështu rregullat e rendit botëror.

Ai i ka bërë këto deklarata në një konferencë të përbashkët me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pas një samiti të mbajtur për Ukrainën në Tiranë.

“Po ka një rrezik të qartë e real për Ballkanin për shkak të agresionit rus, por askush nuk duhet ta shohë si një situatë që ushtria ruse vjen këtu, por ajo që ndodh atje mund të përsëritet në mënyra të ndryshme, duke rrezikuar rregullat e rendit botëror”, ka deklaruar Rama.

Sipas Ramës, lufta mund të ndodhë, pavarësisht sa e pamundshme mund të duhet dhe që “nuk duhet luajtur me zjarrin”.

“Nëse e humbasim këtë qartësi, rrezikojmë të hyjmë në fazë të errët”, ka vijuar Rama.

Në Tiranë sot është mbajtur samiti “Evropë Juglindore – Ukrainë”.

Në samitin në Tiranë liderët do të diskutojnë për çështje të sigurisë dhe për mbështetjen e Kievit në luftën e tij kundër pushtimit rus.

Samiti po mbahet me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe në të po merr pjesë edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika