Rama thotë se kryeministri Kurti e ka pranuar propozimin e BE-së për Asociacionin
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka pranuar propozimin e BE-së për Asociacionin. Rama, në rrjetin social “X”, tha se kjo është një pikë kyce për negociatat që do të vijojnë. Tutje, Rama tha se liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të tregojnë lidership dhe ta zbatojnë Marrëveshjen bazë […]
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka pranuar propozimin e BE-së për Asociacionin.
Rama, në rrjetin social “X”, tha se kjo është një pikë kyce për negociatat që do të vijojnë. Tutje, Rama tha se liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të tregojnë lidership dhe ta zbatojnë Marrëveshjen bazë për normalizim.
“Përgëzoj kryeministrin e Kosovës për pranimin e propozimit të BE-së për të përparuar me vendosmëri drejt një zgjidhjeje zhbllokuese lidhur me AKSHS, përmes instrumenteve të vetëmenaxhimit si një kuadër për negociatat vijuese. Kjo është një pikë vërtet kyçe. Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë duhet të tregojnë lidership dhe të punojnë ngushtësisht, pa asnjë vonesë të mëtejshme, me aleatët perëndimorë të rajonit për të zbatuar menjëherë Marrëveshjen Bazë mbi normalizimin e marrëdhënieve. Rajoni ynë meriton paqe, stabilitet dhe bashkëpunim për një të ardhme të përbashkët më të mirë dhe jo konflikte, lojëra fajësimi dhe prapakthime që na dëmtojnë të gjithëve”, ka thënë ai.
Përgëzoj Kryeministrin e Kosovës për pranimin e propozimit të BE-së për të përparuar me vendosmëri drejt një zgjidhjeje zhbllokuese lidhur me AKSHS, përmes instrumenteve të vetëmenaxhimit si një kuadër për negociatat vijuese. Kjo është një pikë vërtetë kyçe. Udhëheqësit e Kosovës…
— Edi Rama (@ediramaal) October 26, 2023
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i kanë përfunduar takimet e parapara me udhëheqësit evropianë në margjina të një samiti të BE-së në Bruksel.
Në lidhje me mundësinë e ndonjë takimi tjetër gjatë ditës, burime të BE-së i kanë thënë REL-it se “asgjë nuk përjashtohet”.
Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, takimet janë vazhdimësi e procesit që filloi fundjavën e kaluar, kur e ashtuquajtura “pesëshe e madhe” e të dërguarve perëndimorë vizitoi Prishtinën dhe Beogradin.
Kurti dhe Vuçiq janë pritur sot veç e veç nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.















