Rama tregon nëse do të bisedojë me Zelenskyn për njohjen e Kosovës nga Ukraina

"Rruga drejt njohjes nga Ukraina është e gjatë, por është pozitive që Kosova do të jetë pjesëmarrëse", tha kryeministri Edi Rama

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të arrijë sonte në Shqipëri, ku do të marrë pjesë në dy samite të rëndësishme, të cilat do të zhvillohen në Tiranë më 28 dhe 29 shkurt.

Rreth kësaj vizite të rëndësishme të Zelenskyt, si dhe për dy samitet që do të zhvillohen, i pari me fokus Ukrainën dhe i dyti me fokus Ballkanin Perëndimor, ka folur për Euronews Albania, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ndërsa foli për pritshmëritë e tij rreth takimeve dhe samiteve me rëndësi që do të zhvillohen në këtë javë, kryeministri Rama iu përgjigj edhe një pyetjeje me shumë rëndësi për shqiptarët, nëse do të diskutojë me Zelenskyn për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Dëgjoni, gjëja më e fisme që Kosova po bën është se po tregohet besnike ndaj vlerave të saj. Kjo e nderon Kosovën dhe nuk bëhet për të përfituar diçka. Kosova po bën gjënë e duhur, fillimisht për veten e saj, sa i takon besnikërisë ndaj vlerave të saj. Sigurisht, rruga drejt njohjes nga Ukraina është e gjatë, por është pozitive që Kosova do të jetë pjesëmarrëse”.

“Presidentja Osmani iu përgjigj shumë shpejt ftesës dhe do të jemi të gjithë së bashku aty. Pavarësisht mosmarrëveshjeve, çështjeve të ndërlikuara mes vetes, të gjithë do të jenë aty me Ukrainën, për diçka që na lidh të gjithëve, në mënyra të ndryshme”, tha Rama.

Rama tha se ideja për të organizuar samitin që do të zhvillohet në 28 shkurt, lindi pas një bashkëbisedimi me presidentin ukrainas dhe duke qenë se edhe ftesat i kishin dërguar së bashku, ky mund të quhet një samit i të dy vendeve.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika