Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur mbështetjen e plotë për popullin ukrainas.

Kreu i qeverisë shqiptare ka sqaruar fillimisht se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dmitry Kovaçevski, nuk mundi t’i bashkëngjitej takimit për shkak të disa arsyeve objektive.

Gjithsesi, ai ka shtuar se “ne duke iu referuar liderëve të Ballkanit Perëndimor, jemi të gjithë bashkë me ju në këtë dhomë”.

Rama ka theksuar se, Ukraina e ka vendin në familjen evropiane për shkak të vlerave që ndan në parim.

Më tej gjatë fjalimit, Rama ka shtuar se “Ju jam shumë mirënjohës për mikpritjen dhe gatishmërinë për të ndarë me ne një pjesë të vogël të autenticitetit të realitetit ukrainas”.

Zelenskyy: Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mbështesin statusin kandidat të Ukrainës për anëtarësim në BE