Rama: Unë dhe Vuçiq kemi pikëpamje krejtësisht të ndryshme për Kosovën

Edi Rama ka thënë thënë se Kosova për të është një shtet i lirë, demokratik dhe sovran

Edi Rama , kryeministër i Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe ai gjithmonë kanë pikëpamje krejtësisht të ndryshme për ku bëhet fjalë për shtetin e  Kosovës.

Rama tha se për të, Kosova është një shtet i lirë, demokratik dhe sovran, duke theksuar se është duke u bërë progres në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Për mua është shtet i lirë, demokratik, sovran i Kosovës. Mendoj se ndërkohë gjërat po përparojnë, gjërat po ndryshojnë. Gjërat po ecin në drejtimin e duhur. Ngadalë, por po ecin. Dikur nuk kemi pasur komunikimi dhe ishte e pamundur të imagjinohej që serbët dhe shqiptarët mund të ishin në të njëjtën tavolinë. Pra, do të duhet kohë, do të duhet kohë, por kjo është në rregull”, tha Rama për televizionin malazez “A plus“.

Rama foli edhe për deklaratën Vuçiq në Forumin Ekonomik Botëror të mbajtur së fundmi në Davos.

“Pashë deklaratën e fundit të presidentit Vuçiq nga Davos dhe mendoj se ishte mjaft e respektueshme duke pasur parasysh mënyrën se si ai shprehu nevojën për të ecur përpara. Sigurisht, në mënyrën e tij karakteristike shumë të veçantë të komunikimit, por tregoi respekt”, u shpreh Rama.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika