Rama: Vasfije Krasniqi, një grua që është bërë simbol i forcës dhe guximi
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mirëpritur në Odën e Kryeqytetit Vasfije Krasniqin, njërën nga gratë që ka folur publikisht për përvojën e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Në një postim në Facebook, Rama e cilësoi Krasniqin si simbol të forcës dhe guximit, duke vlerësuar rolin e saj në […]
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mirëpritur në Odën e Kryeqytetit Vasfije Krasniqin, njërën nga gratë që ka folur publikisht për përvojën e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Në një postim në Facebook, Rama e cilësoi Krasniqin si simbol të forcës dhe guximit, duke vlerësuar rolin e saj në mbrojtjen e së vërtetës dhe në sensibilizimin e opinionit për dhunën e pandëshkuar gjatë luftës.
“Mirëprita në Odën e Kryeqytetit Vasfije Krasniqin , një grua që është bërë simbol i forcës dhe guximit. Si një nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, ajo ka ngritur zërin për shumë të tjera që ende presin drejtësi.
Prezenca e saj na rikujton se plagët e luftës nuk shërohen pa të vërtetën dhe pa drejtësinë. Me historinë dhe qëndresën e saj, Vasfije na fton të mos harrojmë, por të kujtojmë, jo vetëm për të kaluarën, por për të ardhmen që ndërtojmë bashkë.
Drejtësia dhe njohja e këtyre krimeve janë detyrë e përhershme e njerëzimit”, ka shkruar Rama në Facebook.















