Rama viziton Tregun e Gjelbër pas përfshirjes nga zjarri

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka vizituar Tregun e Gjelbër pasi të enjten mbrëma disa lokale dhe tezga janë kapluar nga zjarri

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, të premten ka vizituar Tregun e Gjelbër, pasi mbrëmjen e së enjtes u përfshi nga zjarri ku si pasojë janë djegur disa lokale dhe tezga.

TV Dukagjini ka siguruar pamje të gjendjes së kioskave pas përfshirjes nga zjarri.

Ndryshe, të enjten këtë rast për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka deklaruar se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 22:00 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në tregun e gjelbër në Prishtinë. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia, të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme, është raportuar vetëm për dëme materiale”, ka thënë Ahmeti.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika