“Rama vs Marku” para ndeshjes për titullin WBC

Sipas Kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës, ndeshja e boksierit, e shqiptar Florian Marku më 25 gusht, është ndeshje për historinë e boksit botëror

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Boksieri Florian Marku

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i “gatshëm” të ndeshet me boksierin e shqiptar Florian Marku, kështu duken ata në një fotografi të publikuar në rrjetin social Facebook nga Rama.

Ai ka thënë se ndjehet i nderuar nga vizita e sportistit shqiptar, që sipas Ramës është yll i ringut.

“Florian Marku, që pasnesër, të enjten 25 gusht, synon në Air Albania Arena gjerdanin e madh të kampionit të kategorisë sipërore WBC”, ka shkruar Rama në Facebook.

Sipas të parit të qeverisë shqiptare, kjo është “një ndeshje për historinë e boksit botëror”.

Florian Marku, është me origjinë nga Lushnja, në karrierën e tij si profesionist, ai numëron 11 fitore, shtatë nga të cilat me KO.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika