Ramabaja – Behramit të PDK-së: Listën Serbe nuk ua solli Albin Kurti, e sollët ju
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po përpiqet të ndryshojë mënyrën e votimit në Kuvend nga i hapur në të fshehtë. Sipas Behramit, ky ndryshim synon të mundësojë që deputetët e Listës Serbe të votojnë për kandidaturën e Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit. Kjo deklaratë ka nxitur […]
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po përpiqet të ndryshojë mënyrën e votimit në Kuvend nga i hapur në të fshehtë.
Sipas Behramit, ky ndryshim synon të mundësojë që deputetët e Listës Serbe të votojnë për kandidaturën e Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit.
Kjo deklaratë ka nxitur reagimin e analistit Sadri Ramabaja.
“E para Listën Serbe nuk ua ka sjellë Albin Kurti aty, e keni sjellë vetë me marrëveshjen e vitit 2013”, ka thënë Ramabaja.















