Analisti politik Sadri Ramabaja ka deklaruar se dënimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë paraqet, sipas tij, dështim të qeverive në Prishtinë dhe Tiranë.
Në Debat Plus, Ramabaja tha se një nga arsyet e këtij dështimi, sipas tij, është mungesa e një strategjie të përbashkët për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.
“De facto, dënimi i tyre është dështim edhe i Qeverisë së Tiranës, edhe i Qeverisë së Prishtinës. Dhe dështim për shkak se s’është arritur të krijohet një strategji e përbashkët për mbrojtje”, tha Ramabaja.
Ai u shpreh kritik edhe ndaj nismës për rishikimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se fokusi duhet të jetë te përgatitja për procesin e Apelit.
Sipas Ramabajës, përgatitja e kësaj strategjie duhet t’u besohet juristëve, ndërsa politika duhet të krijojë, sipas tij, një ambient të përshtatshëm për qytetarët.
