Ramabaja: Limaj mund të ishte pjesë e LVV-së, e majta kosovare është e shpërndarë

Analisti politik, Sadri Ramabaja, ka komentuar intervistën e mbrëmshme të kryetarit të Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në emisionin Debat Plus, duke thënë se ajo ka reflektuar një realitet të vështirë të skenës politike në Kosovë.

Ramabaja, i ftuar në “Debat Plus” në Dukagjin, u shpreh se se Limaj është pozicionuar për krijimin e një spektri të ri të së majtës në Kosovë dhe se, sipas tij, nuk ka pasur nevojë të insistojë që të garojë në një listë me Partinë Demokratike të Kosovës, të cilën e cilësoi si të pozicionuar në krahun e djathtë politik.

“Intervista e mbrëmshme e Limajt në Debat Plus më trishtoi pasi e shpërfaqi një realitet të hidhur të që po e ndjek skenën politike kosovare përgjithësisht, themeluesit e partive politike jo rrallë, disa prej tyre përbuzën keq prej bashkëveprimtarëve të vetë. Fatmir Limaj është pozicionuar të krijojë një spektër të ri të së majtës kosovare nuk ka pasur nevojë që të insistojë që të shkojë tek PDK-ja sepse PDK-ja me kohë është pozicionuar si spektër i djathtë ndërkaq letra e sotme më dukej që ishte thjeshtë vetëm sa për të dëshmuar edhe njëherë që kanë qenë figura të veçanta brenda PDK-së që e kanë përjashtuar me kohë mundësinë e bashkëpunimit me Fatmir Limajn”, u shpreh Ramabaja.

Mes tjerash, Ramabaja bëri të ditur se në të kaluarën ka tentuar të ndikojë në afrimin e Limajt me Lëvizjen Vetëvendosje, duke pretenduar se në një skenar të tillë ai do të kishte pozita të rëndësishme në institucione.

“Por, më vjen keq që e majta kosovare është e shpërndarë në tri forca politike – unë kam punuar në atë drejtim dhe po të më dëgjonte Limaj sot do të ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe sot do të ishte nënkryetar i Kuvendit dhe sot do të ishte pjesë e LVV-së po të përfillte bërthamën e bisedimeve. Ai e la një mundësi të hapur sepse do të refeltkojë në katër vitet e ardhshme dhe në këtë periudhë NISMA ka kohë që të reflektojë dhe të bëhet pjesë e së majtës dhe të mos të ketë përpjekje të tjera”, u shpreh Ramabaja.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika