Analisti Sadri Ramabaja ka vlerësuar se largimi i Lumir Abdixhikut nga drejtimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të kishte pasoja të rënda për partinë, duke paralajmëruar për përçarje të brendshme dhe humbje të identitetit politik të saj.
Duke folur në emisionin Debat Plus, Ramabaja tha se skenari i mbetjes së Abdixhikut në krye të LDK-së do t’i krijonte partisë mundësi për reforma dhe për rikthimin e profilit të saj politik.
“Ky skenari që nënkuptonte të mbijetojë Abdixhiku, barte me vete dhe një doze të mundësisë tutje të LDKsë pa u rrudhë shumë, për një reformë të re. Në kuptimin edhe konceptual sepse dorën në zemër, ajo hapësira që ka pas LDK-ja si formacion politik liberal demokrat mbetet e zbrazët. Ajo do të duhej të mbushej. Ky skenari i dytë është katastrofal për LDK-në, sepse hapet kutia e pandorës pastaj. Aty do të kemi një garë të rreptë mes konkurrencë të fuqishëm brenda… ndërsa beteja për ta imponuar skenarin edhe me të keq për LDK-në është emri i Përparim Ramës. Praktikisht s’do të kishim të bëjmë më me LDK-në, po me një kompliment shtese, degë të PDK-së…”, ka thënë Ramabaja.