Analisti politik dhe njëri nga anëtarët e njohur të Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja, ka shprehur qëndrimin e tij të prerë lidhur me mundësinë e krijimit të një koalicioni mes Vetëvendosjes dhe Listës Serbe.

Në emisionin Debat Plus, Ramabaja ka thënë se një veprim i tillë do ta detyronte atë të largohej nga partia.

“Nëse e merr (Vetëvendosja) në koalicion Listën Serbe automatikisht dal. E në rast se bëhet me PDK-në nuk dal, por e ngrij aktivitetin”, ka thënë Ramabaja.