Ramabaja paralajmëron krizë pas 7 qershorit: Opozita ka veto për presidentin

Analisti Sadri Ramabaja ka deklaruar se edhe një fitore e thellë e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 7 qershorit nuk garanton zgjidhjen e krizave institucionale, duke thënë se opozita vazhdon ta ketë fuqinë për të bllokuar zgjedhjen e presidentit.

Në Debat Plus, Ramabaja tha se është dëshmuar se edhe në rastet kur një parti fiton 42 për qind apo edhe 51 për qind të votave, opozita vazhdon të ketë rol vendimtar për zgjedhjen e presidentit.

“U dëshmua edhe nëse fiton 42 për qind (LVV) edhe nëse fiton 51 për qind. Prapë minoranca, respektivisht opozita ka veto në zgjedhjen e presidentit. Dhe në rastin e tillë të bllokon kurdo. Dhe në këtë rast zgjidhja do të bëhet brenda tre katër muajve pas 7 qershorit. Që ose të bëhet me procedurë të përshpejtuar zgjedhje e presidentit dhe në ktv kuadër t’i jepet fund odiseadës për zgjedhjen e presidentit ose të krijohen rrethana që fituesi i zgjedhjeve, natyrisht të këtë rast siç është vepruar në Greqi. Forca e parë merr plus 10 deputetë apo 15. Gjasat reale janë që të ndodh pikërisht kjo përsëritje, siç kemi thënë herë pasë here, me një, dy ose tre ndryshon”, ka thënë Ramabaja.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika