Ramabaja për Kurtin: E bëri të pamundurën të mundur në Veri

Analisti politik, Sadri Ramabaja, vlerëson se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të pamundurën të mundur përsa i përket veriut të Kosovës.

Ramabaja, në “Debat Plus” u shpreh se sovraniteti në veri është rikthyer teksa sipas tij këtë nuk ka arritur ta bëjë asnjë qeveri deri tani.

“Politika nganjëherë duhet të bëhet arti të pamundshmes sepse rikthimi shtrirja e sovranitetit në 16-17% të territorit të Kosovës që të gjitha qeveritë e mëparshme të Kosovës e kishin konsideruar të humbur madje mua një ish-këshilltar i Bajram Rexhepit ma kishte thënë në zyrën e tij ma ka thënë se ‘e kemi humbur pasi nuk kemi qenë në gjendje të vdesim për Kosovën ashtu siç e kishim trumbetuar’. Veriun e kanë dorëzuar ata që s’kanë qenë as të gatshëm të vdesin e as të sakrifikojnë dhe thoshin se është realitet ndarja e Mitrovicës”, u shpreh Ramabaja.

Ramabaja, mes tjerash, u shpreh se sipas tij Kurti do të mbahet mend për rikthimin e veriut.

“Të bërit të mundur të të pamundurës  – kjo është e reja dhe ky fakt përmbys të gjitha paradigmat e mendimit politik të tabluar në Kosovë që nga vitet e 90-ta. Ai (Kurti) tha se është i kënaqur që 16 përqind e sovranitetit është rikthyer sepse ishte e pamundur shtrirja e sovranitetit atje dhe të ndalohej referendumi i Serbisë”, u shpreh Ramabaja.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

Të fundit nga rubrika