Ramabaja për rastin Mehani-Lushtaku: Statusi iu keqinterpretua, ishte satirë me nëntekst pozitiv

Analisti politik, Sadri Ramabaja, ka deklaruar se zhvillimet e fundit në Skenderaj janë rezultat i një keqkuptimi dhe interpretimi të gabuar të postimit të bërë nga kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje, Hysni Mehani, karshi kryetarit të komunës Sami Lushtaku.

Duke folur pas sulmit të djeshëm ndaj Mehanit, Ramabaja i ftuar në “Debat Plus” në Dukagjin, u shpreh se statusi i Mehani është keqlexuar dhe se sipas tij bëhet fjalë për një tekst me satirë të theksuar, i cili është interpretuar në mënyrë të gabuar.

Ai theksoi se nënteksti i statusit, sipas tij, ishte pozitiv ndaj Lushtakut, dhe se reagimet që pasuan kanë ardhur nga një “lexim i mbrapshtë” në një ambient të tensionuar politik.

Ramabaja shtoi rastet si i djeshmi në Skenderaj janë të dëmshme për imazhin e vendit dhe politikës në Kosovë, duke i cilësuar si situata që nuk i përkasin kulturës politike.

Ai theksoi se dhuna fizike në publik nuk mund të justifikohet në asnjë rast dhe se institucionet janë të vetmet që duhet të trajtojnë situata të tilla.

“Ngjarjet janë pjesë e një veprimi – moskuptimi të fjalës dhe interpretim totalisht i gabuar edhe të një pjesë të mediave. Po të lexohet me vëmendje statusi i Hysni Mehanit e shohim që kemi një tekst me satirë të lartë vetëm ndonjë satirist do të mund ta prodhonte një tekst të tillë dhe nënteksti është shumë pozitiv për Sami Lushtakun. Pra kemi të bëjmë me një lexim të mbrapsht në një ambient bukur të kontaminuar që ka prodhuar skena makabre që politikës nuk i kanë hije dhe është dëm i madh për Kosovën dhe natyrisht turp i madh sepse aty ku ka trimëri dhe burrëri nuk ndodhin gjëra të tilla. Por, aty ku ka burracakëri ndodhin gjëra të tilla – veprimi është i tillë nuk grushtohet tjetri në publik ka institucione që edukojnë në forma tjera. Nuk ka pasur absolut nevojë të veprohet kështu pasi ka qenë satirë e fuqishme që de-facto është e dobishme për veprimet që ka kryer Lushtaku në spastrimin e institucioneve ilegale të Serbisë”, ka deklaruar Ramabaja.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika