Ramadani akuzon opozitën, VV-ja lëshon sallën: Ne po shkojmë, ju vajtoni pse nuk e keni kapur RTK-në
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, ka akuzuar dhe kritikuar, Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), duke thënë se synimi i tyre kryesor është të “rikthejnë” ndikimin mbi Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Ramadani mohoi akuzat se Lëvizja Vetëvendosje ka “kapur” RTK-në. Sipas tij, televizioni publik është “ç’kapur” nga duart […]
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, ka akuzuar dhe kritikuar, Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), duke thënë se synimi i tyre kryesor është të “rikthejnë” ndikimin mbi Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ramadani mohoi akuzat se Lëvizja Vetëvendosje ka “kapur” RTK-në. Sipas tij, televizioni publik është “ç’kapur” nga duart e atyre që kishin ndikim të mëparshëm.
“Dyshimet mbi financim të mediave nuk janë spekulime, janë shqetësim real… le të kthejmë në fuqi ligjin për KPM… Halli i PDK nuk është tek RTK ose shërbimet, por se iu ka humbur ndikimi, e kanë hallin se në RTK ka punësime me meritokraci… më herët ishin 1100 persona, sot vetëm 740, të gjithë ishin militantë partiakë. Nuk janë ankuar për shkëputjen e kontratave, pasi shumica e tyre nuk e kanë ditur ku e kanë vendin e punës.
RTK-në nuk e kemi kapur ne, nuk e ka kapur askush. Por vetëm e kemi ç’kapur nga ju. Puna nuk është kapja. Puna është produkt dhe shihet në drite të diellit. Pra për këtë arsye ju shqetësime e juaja mund të ia thoni njëri tjetrit, por ne nuk jemi të interesuar t’i dëgjojmë ato, e besa as qytetarët nuk janë. Prandaj ne po shkojmë te ta e ju vajton mes veti pse nuk e keni të kapur RTK-në”, ka thënë Ramadani.
Në përfundim të fjalimit të tij, Ramadani dhe deputetët e Vetëvendosjes lëshuan sallën.
















