Ramadani: BE-ja po i kërkon Kurtit të implementojë atë për të cilën është zotuar, Asociacionin

Në emisionin "FIVE" të RTV Dukagjinit u diskutua për zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi dhe kritikat e Albin Kurtit ndaj emisarit special të BE-së, Miroslav Lajçak

Shkodran Ramadani

Gjatë bisedës në emisionin “FIVE” të RTV Dukagjinit, është diskutuar për zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë – Serbi dhe kritikat e Kurtit ndaj emisarit special të BE-së, Miroslav Lajçak.

E në takimin e fundit të Bruksel, në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, Bashkimi Evropian e ka vendosur në krye të procesit të dialogut atë për çka është zotuar shefi i ekzekutivit kosovar, implementimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Kështu po shihet nga njohësi i çështjeve politike, Shkodran Ramadani.

“Në propozimin e para disa ditëve, BE-ja thjesht e vendosi në krye të procesit e vendosi që të fillojë zbatimi i planit të marrëveshjes së Ohrit, me fillimin e negociatave për themelimin e Asociacionit. BE-ja po i kërkon zotit Kurit të implementojë atë për të cilën është zotuar, sepse është zotuar që të fillojë procedimi themelimi të Asociacionit”, ka thënë Ramadani.

Ramadani ka theksuar më tutje se BE-ja në dy pikat e Aneksit të Ohrit i ka eliminuar paqartësitë. Sipas tij, këto dy pika janë çështja për të pagjeturit dhe implementimi i Asociacionit.

“Sulmet mbi Lajçkun vijnë në një kohë kur Kurti po pretendon që ajo fare BE-ja ka propozuar në ditë e fundit për planin e sekuencimit është s’përputhje flagrante me marrëveshjen edhe aneksin Ohrit. Megjithatë, kjo nuk është e vërtetë. Për shkak edhe nëse shihet në aneksin e Ohrit pika 4, edhe pse ka kuptimësi dhe ambivalencë, këtë e kemi potencuar shpesh, megjithatë janë dy pika në të cilat BE-ja e ka eliminuar të gjithë paqartësitë. Është te çështje e të gjeturve ku thuhet se duhet të adresohet me urgjencë, pra shtohet fjala urgjencë që të eliminohen çfarëdo paqartësie.

Që të adresohen çështja e të pagjeturve dhe këtë e kanë bërë. Marrëveshja e vetme e arritur për këtë çështja nga plani franko-gjerman për shkak të fjalës urgjencë. Neni tjetër i aneksit pika thotë se çështja e Asociacionit duhet të procedohet menjëherë. D.m.th. shtohet ndajfolja menjëherë pikërisht, me qëllim që të eliminohet paqartësia rreth afateve kohore të kësaj pike”, ka theksuar Ramadani.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika