Deputeti i Aleancës Burim Ramadani nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, duke iu drejtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ka thënë se i njëjti ka vendosë që të luajë me shtetin dhe të krijojë kaos institucional dhe më pastaj ta dërgojë vendin sërish në zgjedhje.
“Një person ka vendosë të luajë me shtetin dhe një person ka vendos të krijojë kaos institucional e pastaj të drejtojë shtetin sërish kah zgjedhjet. E ka quar Kosovën në zgjedhje, qytetarët i kanë besuar në masën që i kanë besu dhe asnjëherë nuk ka pas synim që të krijojë institucione”, ka thënë ai.
Sipas Ramadanit, janë tri dimensione të shkeljeve që tani po ndodhin, duke shtuar se Dehari ka vepruar si vegël e Albin Kurtit.
“Janë tri dimenzione të shkeljeve që po ndodhin. E para afatet kushtetuese janë shkelur në mënyrë të vrazhdë. Interpretimet e LVV-së lidhur me afatet kohore janë shkelur dhe së treti ka shkelje të rëndë të obligimit kombëtar, moral e qytetarë për t’i dhënë shtetit institucione. Ne e kemi të qartë se Dehari si kryesues gjatë kësaj kohe ka vepruar si vegël e drejtpërdrejtë e Albin Kurtit. Dhe ky person, pra Kurti pa pyetur askënd e dorën në zemër pa e pyetur kurrë as Vetëvendosjen ka vazhduar me shkelje brutale të Kushtetutës dhe rendit kushtutues “, ka shtuar ai.
Ramadani, ka shtuar jostabiliteti institucional është nëjri prej rreziqeve kryesore të sigurisë kombëtare.
“Është e qartë që kaosi institucional dhe jostabiliteti institucional është njëri prej rreziqeve kryesore të sigurisë kombëtare. Deputetët e Vetëvendosjes fatkeqësisht edhe disa të tjerë që i kanë besu në vazhdimësi nga shtatë gushti janë në shkelje të betimit të deputetit për mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në Kosovë. Kosova ka demokraci dhe duhet ta mbrojë demokracinë. Aleanca bashkë me PDK-në e me gjithë qytetarët që e duan Kosovën dhe shtetin e Kosovës do të veprojë në mbrojtje të demokracisë, kushtetutshmërisë e ligjshmërisë”, ka thënë ai./EO
