Ramadani: Lufta në Ukrainë bëri që çmimi i energjisë të pësojë rritje të madhe edhe në Kosovë

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë pritet të vendosë tarifa të reja të energjisë elektrike, a do të ketë ulje apo rritje, njohësi i sektorit të energjisë Adlum Ramadani ka folur më shumë, duke shpresuar që të mos ketë rritje

Adlum Ramadani, ekspert i sektorit të energjisë

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë pritet të vendosë për tarifat e reja të energjisë elektrike, ku vitin e kaluar këto tarifa kishin rritje prej 15%.

Sipas njohësit të sektorit të energjisë, Adlum Ramadani, në vitet e fundit sektori i energjisë ka pësuar ndryshime pozitive, për shkakun se Kosova ka një treg të përbashkët me Shqipërinë.

I ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull”, Ramadani ka thënë se faturimi në veri të vendit është veprim adekuat.

“Shtrirja e faturimit të energjisë në veri është një veprim mjaft i duhur, kjo është një hap që ka ndikim të drejtpërdrejtë në sektorin energjetik, ku çështja e humbjeve për pjesën veriore pastaj reflekton në koston e përgjithshme të konsumit në nivel të vendit.”

Eksperti i energjisë u shpreh se ndikim në çmimin e energjisë kishte edhe nga lufta në Ukrainë.

“Kemi situatë më të qëndrueshme të furnizimit me energji elektrike, dhe çështja e importit të energjisë është me çmime bukur me të ulëta, pasi lufta në Ukrainë bëri që çmimi i energjisë të pësojë rritje të madhe, ku e njëjta reflektoi edhe në rritjen e çmimeve të energjisë edhe në Republikën e Kosovës,” u shpreh ai.

Për dallim nga viti i kaluar, sipas njohësit të energjisë, kemi një situatë më stabile, më të qëndrueshme, dhe kemi një likuiditet më të madh të kompanive të cilat janë duke operuar në Kosovë.

“Shpresojmë se në mbledhjen që do mbahet në ZRRE nuk do të ketë rritje të energjisë, shpresojmë që çmimet e energjisë të vazhdojnë të jenë siç kanë qenë.”

E shfrytëzimin e energjisë elektrike për ngrohje, Ramadani nuk e cilëson si të drejtë.

“Fatkeqësisht në Kosovë energjia elektrike vazhdon të shfrytëzohet për ngrohje, ku është një shfrytëzim joadekuat i energjisë pasi që me këtë shfrytëzim rritet konsumi.”

Sipas Ramadanit, rritja e konsumit i detyron operatorët që të bëjnë import të energjisë, dhe ato çmime nuk përcaktohen nga rregullatori, por janë çmime që i përcakton tregu ndërkombëtar.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika