Ramadani pas votimit të Qeverisë: Punë s’ka bërë, punë s’ka për të bërë

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, pas votimit të Qeverisë Kurti 4 ka kritikuar përbërjen dhe programin e ekzekutivit të ri, duke thënë se nuk sjell asgjë të re.

Sipas tij, premtimet e bëra nga Kurti janë pothuajse të njëjta me ato të vitit 2021 dhe, për këtë arsye, nuk ka pasur ndryshime konkrete.

“Vet i 21-ti në kolltuqe qeveritare, Kurti sot e tha qartë edhe vet se ekspozeja është e njëjta, sikurse që ka qenë. Vërtetë janë premtimet e njëjta pothuajse 100% që nga viti 2021. Pra, s’ka lëvizur gjë që nga ajo kohë”, ka shkruar ai.

Sipas tij, nuk kishte asgjë të re as në përmbajtje dhe as në ekip, sepse sipas tij, përsëritja e fjalëve është krejt çka po ndodh që sa vite.

“Punë s’ka bërë, punë s’ka për të bërë! Fjalë dhe vetëm fjalë!”, ka shkruar Ramadani.

Kujtojmë se Aleanca nuk mori pjesë  në seancën e sotme ku u votua Qeveria.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika