Ramazani 2022: Si po evoluon futbolli i Premier League-s për t’i ndihmuar lojtarët myslimanë

Dita e shtunë shënon fillimin e muajit të Ramazanit për të gjithë myslimanët anë e mbanë globit. Agjërimi zgjat një muaj dhe përfundon me festën e Bajramit më 2 maj.

Agjërimi në Britaninë e Madhe për këtë muaj do të fillojë mes orës 04:00 të mëngjesit dhe 05:00, dhe mbaron mes orës 19:30 dhe 20:30 me kalimin e muajit.

Kjo nënkupton, që, nga 52 lojë të ekipeve të Premier League-s, që planifikohen të mbahen gjatë muajit të Ramazanit, nëntë prej tyre luhen në mbrëmje, kur dhe lojtarët duhet të hanë iftar.

Sezonin e kaluar në takimin midis ekipit Leicester City dhe Crystal Palace, u bë një pauzë gjatë lojës për ta lejuar mbrojtësin e Leicester-it dhe mesfushorin e Crystal Palace për të ngrënë, në kohën e iftarit.

Çfarë do të ndodhë këtë sezon?

Gjatë muajit të Ramazanit shtohen lutjet dhe leximi i Kuranit, po ashtu, rritet edhe bamirësia për t’u përmbushur shpirtërisht.

Por, fokusi kryesor është tek agjërimi, abstenimi nga ngrënia dhe pija gjatë ditës, që përbën sfidë për lojtarët e futbollit profesional me fe myslimane, që detyrohen ta ndryshojnë stërvitjen e tyre për ta përballuar muajin e Ramazanit.

Sezonin e kaluar pati një marrëveshje jozyrtare mes kapitenëve për të lejuar një pushim të shkurtër gjatë ndonjë rivënie anësore apo pauze tjetër, në mënyrë që kur të vie koha, lojtarët myslimanë të kenë mundësi ta prishin agjërimin.

Këtë sezon, megjithëse nuk ka pasur asnjë vendim apo udhëzim zyrtar, kapitenët mund të kërkojnë përsëri një pushim të shkurtër në një kohë të përshtatshme gjatë lojës, gjatë takimit të tyre me gjyqtarët para lojës, për t’ia kërkuar atyre një gjë të tillë.

Pasi të perëndojë dielli, lojtarëve që agjërojnë, do t’u lejohet që të marrin në mënyrë të shpejtë ndonjë lëng apo pak ushqim para se të rifillojë loja.

Ndeshjet e mbrëmjes që priten të luhen e në të cilat ka lojtarë që do të agjërojnë janë:

E hënë, 4 prill: Crystal Palace – Arsenal (fillimi 20:00),

E premte, 8 prill: Newcastle – Wolves (20:00)

E martë, 19 prill: Liverpool – Manchester United (20:00)

E mërkurë, 20 prill: Chelsea – Arsenal, Everton – Leicester, Newcastle – Crystal Palace (të gjitha 19:45), Manchester City – Brighton (20:00)

E enjte, 21 prill: Burnley – Southampton (19:45)

Shija e redaktorit

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Të fundit nga rubrika