Ramiqi: Vetëm populli shqiptar s’ka dilema ta sulmojë fenë myslimane

Ish-kreu i Lëvizjes Islame “Bashkohu”, Fuad Ramiqi, ka thënë se i vetmi popull në Ballkan që nuk ka dilema që ta sulmojë dhe ta atakojë besimin e vet, përveç popullit shqiptar, “ekskluzivisht besimin shumicë, fenë myslimane”

Fuad Ramiqi, Ish-drejtues i Lëvizjes Islame “Bashkohu”

Ish-kreu i Lëvizjes Islame “Bashkohu”, Fuad Ramiqi, ka deklaruar se asnjë popull nuk e përdor fenë e tij më shumë se populli shqiptar.

Ai ka thënë se vetëm populli shqiptar e përdor fenë myslimane për interesa personale.

“Asnjë popull në Ballkan, të paktën, unë kam informacione se i njoh mirë, asnjëherë nuk ka ardhur në dilema që ta refuzojë ose ta sulmojë dhe ta atakojë besimin e vet, përkundrazi, përpos popullit shqiptar, ekskluzivisht besimin shumicë, fenë myslimane”, është shprehur ai.

Po ashtu, Ramiqi ka thënë se këtë e sheh në rrugë, në institucione në debate, “nga të gjithë pseudoelita ose pseudopatriotat ose nacionalistat dhe intelektualët apo edhe evropianët”.

Ndërsa, i pyetur se nëse feja po sulmohet edhe nga kryeministrat, ai ka thënë se secili e përdor edhe e sulmon aq sa i vyen për interesat e veta, ekskluzivisht politike.

Ramiqi është pyetur nga moderatori Ermal Panduri, nëse edhe kryeministri Albin Kurti, po e përdor për interesa politike islamin? – Ramiqi ka deklaruar se nuk e di kush është kryeministër momentalisht.

“Secili kryeministër e përdor edhe sulmon atë sa i vyen për llojet e veta (fenë islame), ekskluzivisht politike. Çdo kryeministër deri më tani, çdo kryeministër deri më sot, me emër e mbiemër merre e shiko… nuk e di kush është kryeministër në Kosovë momentalisht”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika