Ramush Haradinaj kërkon t’u rritet paga veteranëve të luftës

Ish-kryeministri i Kosovës, tash, deputet në radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka zgjedhur që në seancën e së hënës të Kuvendit të Kosovës, të flasë për veteranët e luftës.

Haradinaj ka kërkuar që veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të përfshihen në ligjin për paga.

Ai ka thënë se, institucionet e vendit duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje asaj kategorie. Sipas tij, një pjesë e madhe e veteranëve të luftës së fundit në Kosovë, nuk i kanë kushtet ekonomike të mira.

“Vërtetë, sot, edhe Qeveria e institucionet e vendit e gjithë ne, kur iu dalim përballë fëmijëve, të vejave, kur ju dalim përballë nënave, familjarëve të rënëve për liri, të gjithë atyre që iu mungojnë të dashuritë e vet, pra gjithë atyre që bartin plagët e luftës, atëherë ata e meritojnë një lajm të mirë prej nesh. Ata nuk e kanë lajmin e vetëm të mirë që e presin prej nesh që të ju rriten pensionet”, ka deklaruar Haradinaj.

Sipas tij, nuk është mirë që në këtë kohë të kthehet diskutimi për vërtetësinë e listës së veteranëve. Kjo, sipas Haradinajt, është ofenduese për ata që kanë luftuar për lirinë e vendit

“Ata nuk e meritojnë ofendimin që bash në këtë kohë të fillojnë diskutimet se kush është veteran i vërtetë apo jo, kush është luftëtarë i vërtetë apo jo, nuk është koha e tillë. Ka pasur edhe një proces gjyqësor, tash është koha kur duhet t’i respektojmë dhe nderojmë ata”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka kërkuar që t’u rriten pagat veteranëve konform rritjes së çmimeve në treg. Po ashtu, I ka propozuar ekzekutivit që, kur ta sjellin ligjin e pagave në Kuvend, rritja e pagave të fillojë nga kategoria e veteranëve të luftës. Në fund, Haradinaj ka thënë se fëmijët e ish-luftëtarëve të UCK-së, kanë vështirësi të mëdha si pasojë e kushteve ekonomike.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika