Ramush Haradinaj rizgjidhet kryetar i AAK-së

Ramush Haradinaj është rizgjedhur kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës edhe për një mandat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj është rizgjedhur kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Këtë për Portali D, e ka bërë të ditur zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka, i cili ka thënë se nga 528 delegatë, 518 prej tyre kanë votuar pro rizgjedhjes së Haradinajt.

“Gjithsejt, ishin 528 delegatë. 518 ishin pro, dy kundër tre abstenime dhe pesë të pavlefshme”, është shprehur Blaka.

Po ashtu, lajmi është bërë i ditur edhe nga deputetja e kësaj partie, Albana Bytyqi, e cila përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, është shprehur krenare me Haradinajn.

Ajo ka theksuar se partia po forcohet çdo ditë e më shumë.

“Kuvendi IX Zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u përmbyll sot me zgjedhjen kryetar të degës, liderin e pashoq, Ramush Haradinaj. Jemi krenarë që me kryetarin Haradinaj, Aleanca po forcohet çdo ditë e më shumë, me vizion të qartë për të ardhmen e me bashkëpunëtorë që japin gjithë potencialin e tyre në zhvillimin e vendit tonë”, ka shkruar deputetja.

Haradinaj ishte i vetmi kandidat për kryetar të AAK-së.

Ndërkaq, pas votimit të tij, Haradinaj me anë të një shkrimi në Facebook, ka shkruar se pas këtij kuvendi, AAK del më e konsoliduar për t’u përballuar me sfidat.

Zgjedhjet e brendshme të AAK-së

“Sapo votova në Kuvendin zgjedhor. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pas këtij Kuvendi del më e fortë dhe më e konsoliduar për t’u përballur me sfidat e radhës”, kishte shkruar ai.

Ndryshe, në konferencën e mbajtur për media të premten e 27 majit, Haradinaj kishte folur mbi mbarëvajtjen e procesit të brendshëm zgjedhor në AAK. Ai ka thënë se pas përfundimit të këtij procesi, do të ketë ndryshime të mëdha me njerëzit e rinj.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Ai ka bërë të ditur se, në pesë muajt e fundit janë mbajtur mbi 400 kuvende të nëndegëve, të strukturave të rinisë dhe të gruas.

“Aleanca po e përfundon një proces të suksesshëm të zgjedhjeve të brendshme. Për këta 5 muaj, janë mbajtur mbi 400 kuvende të nëndegëve, të strukturave të rinisë dhe të gruas”, ka thënë Haradinaj, gjersa ka shtuar se “Pjesa dërrmuese e njerëzve të zgjedhur për të udhëhequr nëpër nëndegë, në aleancën e të rinjve apo të gruas, janë të rinj, prej të cilëve mbi 40 % njerëz që janë anëtarësuar në këto 2-3 vjet”.

Më tej, Haradinaj ka thënë që risi e këtyre zgjedhjeve të brendshme është rikthimi i Aleancës së Gruas në 23 njësi zgjedhore, gjë e cila ka rezultuar me zgjedhjen në krye të AGK-së, Diellza Kukajn.

Në Prishtinë, AAK rizgjodhi për kryetar të degës Brahim Mehmetaj.

Dega e Vitisë do të udhëhiqet nga Labinot Bislimi, në Junik është zgjedhur Leonard Llolluni, ndërsa në degën e Kaçanikut do ta udhëheqë Hafize Sallahu.

Nga ana tjetër, në Lipjan, AAK zgjodhi për kryetar Bashkim Budakovën.

Në Fushë Kosovë do të udhëheqë Vildane Latifi, në Pejë Ali Berisha, kurse në Deçan Bashkim Ramosaj.

Në konferencën e 27 majit, Haradinaj kishte thënë se gjatë drejtimit të qeverisë, partia e tij ka arritur të përfundojë punë shumë të rëndësishme për vendin.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika