Raphael Varane tërhiqet nga Kombëtarja e Francës
Vetëm me 29 vite mbi supe, Raphael Varane është tërhequr nga kombëtarja e Francës në futboll. Ky lajm është bërë i ditur gjatë mëngjesit të sotëm, me vendimin që ka ardhur nga vet futbollisti e është publikuar nga llogaria e gjelave në rrjetet sociale. Pas dhjetë viteve dhe 93 paraqitjeve me fanellën e bluve, Raphael […]
Vetëm me 29 vite mbi supe, Raphael Varane është tërhequr nga kombëtarja e Francës në futboll.
Ky lajm është bërë i ditur gjatë mëngjesit të sotëm, me vendimin që ka ardhur nga vet futbollisti e është publikuar nga llogaria e gjelave në rrjetet sociale.
Pas dhjetë viteve dhe 93 paraqitjeve me fanellën e bluve, Raphael Varane nuk do të luaj më asnjë ndeshje me kombëtaren.
Varane me Francën debutoi në mars të vitit 2013, në një fitore përballë Gjeorgjisë.
Që nga ajo kohë ai ka qenë një ndër lojtarët kyç në triumfet e Francës në Kupën e Botës Rusi 2018 dhe Ligën e Kombeve në vitin 2021.
Statistika më interesante është se ai ka luajtur çdo minutë në Kupën e Botës 2018, dhe ka marrë vetëm tre kartonë të verdhë në gjithë karrierën e tij me Francën.















