Raporti 24-orësh i Policisë: Gjashtë raste të dhunës në familje

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në tërë territorin e Kosovës janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje

Ilustrim

 Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se janë shënuar gjashtë raste të dhunës në familje.

Sipas këtij raporti, një rast është raportuar në Prishtinë, nga një rast në Shtime dhe Ferizaj, dy raste në Rahovec si dhe një në Vushtrri.

Në komunën e Prishtinës, viktima është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij.

Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor, pasi është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Në komunën e Shtimes, një burrë ka kryer dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka shkaktuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Në Ferizaj, personi i dyshuar mashkull në gjendje të dehur e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Në komunën e Rahovecit është arrestuar një grua e cila dyshohet se e ka dëbuar nga shtëpia bashkëshorten e djalit të saj.

“Me 05.09.2022 është arrestuar e dyshuara femër kosovare, nën dyshimin se e njëjta me datën e lartcekur e ka dëbuar nga shtëpia bashkëshorten e djalit, viktimën femër kosovare, me të cilën ishte në bashkëjetesë martesore. Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Edhe një rast tjetër i dhunës në familje është shënuar në Rahovec, ku i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike te bashkëshortja e tij.

“Me 05.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshjeje kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërkaq, në Vushtrri, viktima mashkull është sulmuar fizikisht nga babai dhe vëllai i tij.

Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor, pasi ishte sulmuar fizikisht nga babai dhe vëllai i tij të dyshuarit meshkuj kosovarë. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Gjashtë raste të dhunës në familje ishin raportuar edhe të hënën. Për dy ditë, sipas raportit të Policisë së Kosovës, janë shënuar 12 raste të dhunës në familje.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika