Raporti 24 orësh i Policisë: Katër raste të dhunës në familje

Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ka raportuar se në tërë territorin e Kosovës, janë raportuar katër raste të dhunës në familje

Ilustrim





Katër raste të dhunës në familje janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas raportit të përditshëm të Policisë së Kosovës, një rast është raportuar në Prishtinë, Gjilan, Prizren dhe Mitrovicë.

Në komunën e Prishtinës, një shtetas turk dyshohet se ka dhunuar një grua.

Pas rastit, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Prishtinë 11.12.2022-.  Viktima femër kosovare, ka raportuar se i dysuari mashkull Turk, ka ushtuar dhunë ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”.

Ndërkaq, në Gjilan është arrestuar një person pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht një grua.

Pas rastit, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gjilan 14.12.2022-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.

Në komunën e Prizrenit, një grua ka raportuar se një burrë e ka sulmuar fizikisht.

I dyshuari pas trajtimit mjekësor në repartin e psikiatrisë është dërguar në mbajtje.

“Prizren 14.12.2022-15:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. I dyshuari pas trajtimit mjekësor në repartin e psikiatrisë është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”.

Edhe në komunën e Mitrovicës, një grua ka raportuar se është kanosur nga një burrë, i cili pas rastit është dërguar në mbajtje.

“Mitrovicë 14.12.2022-20:50. Viktima femër kosovare ka njoftuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Është njoftuar prokurori kujdestar dhe me vendim të tij i dyshuari dërgohet në mbajtje”.





Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika