Raporti 24-orësh i policisë, nëntë raste të dhunës në familje

Gjatë 24-orëve të fundit në polici janë raportuar nëntë raste të dhunës në familje

Policia e Kosovës

Nëntë raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici në 24 orët e fundit.

Në Lipjan, një grua e ka raportuar vjehrrën e saj për dhunë psikike. Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar se  vjehrra e saj e dyshuara femër kosovare, në vazhdimësi ushtron dhunë psikike ndaj saj. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Në Fushë-Kosovë, burri ka njoftuar Policinë se pas një mosmarrëveshje për kujdesin ndaj fëmijëve, ish-bashkëshortja e tij e ka kanosur dhe sulmuar fizikisht.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Po ashtu në Fushë-Kosovë, një grua e ka kanosur bashkëshortin pas një mosmarrëveshje.

“Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje kishte kanosur bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”.

Rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Edhe një rast tjetër është raportuar po në të njëjtin qytet.

Një grua ka thënë se është ofenduar nga bashkëshorti, shtetas i Shqipërisë. Pas intervistimit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është ofenduar nga bashkëshorti, i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.”

Në Ferizaj, një burrë u arrestua për “dhunë në familje” ndaj bashkëshortes.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka kryer veprën e lart-cekur ndaj bashkëshortes së tij. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.”

Ndërkohë në Istog, djali e ka raportuar babanë se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës dhe anëtarëve të tjerë të familjes.

“I dyshuari është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar një pushkë gjuetie me 12 fishekë për të cilën nuk kishte leje. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, vijon njoftimi i Policisë.

Në Klinë, një burrë u lirua në procedurë të rregullt edhe pse bashkëshortja e kishte raportuar për sulm fizik.

“Viktima femër kosovare, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.”

Në Malishevë, një burrë u arrestua pasi ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tij të mitur.

“Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.

Dy gra kanë raportuar në Policinë e Mitrovicës se edhe pse kanë urdhërmbrojtje, babai i tyre po i shqetëson vazhdimisht. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Dy viktimat femra kosovare, kanë njoftuar se edhe pse kanë urdhër-mbrojtës, babai i tyre i dyshuari mashkull kosovar është duke i shqetësuar në vazhdimësi. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit dërgohet në mbajtje.”

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika