Raporti i Borrellit, sot diskutohet për masat ndaj Kosovës

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Dje, kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ua ka dorëzuar vendeve anëtare të BE-së raportin lidhur me masat që i janë vënë Kosovës më shumë se një vit më parë, ka konfirmuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Në raport është bërë vlerësimi nëse duhet hequr masat ndaj Kosovës, të vëna për shkak të tensionimit të situatës në veri të vendit në maj dhe qershor të vitit 2023.

Atëbotë, BE-ja pati thënë se Kosova nuk ka bërë mjaftueshëm për shtensionim të situatës.

Megjithatë, nuk dihet nëse Borrell ka rekomanduar heqjen e masave.

Diskutimi i parë rreth këtij raporti do të mbahet sot në nivel të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së.

Megjithatë, në këtë takim nuk pritet të merret një vendim se si të veprohet për masat.

Dorëzimi i këtij raporti, qoftë edhe me rekomandim të qartë, nuk do të thotë se masat hiqen menjëherë.

Ky raport vetëm do t’iu shërbejë vendeve anëtare për ta rikthyer këtë çështje në agjendë dhe për të filluar shqyrtimin e mundësisë së heqjes së masave në të ardhmen.

Ndërsa, i dërguari special i  Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë ditës së djeshme, pas takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi ka thënë se diskutimi për raportin e kryediplomatit evropian, Josep Borrell, për masat ndaj Kosovës, do të mbahet të mërkurën (sot) në nivel të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së.

Ndonëse ai tha se kjo çështje i përket shteteve anëtare të BE-së, u shpreh se ka kërkuar heqjen e këtyre masave si shenjë solidarizimi.

“Nuk jam pjesë e këtij procesi, është pjesë e shteteve anëtare të BE-së, kam thënë që të hiqen si shenjë solidariteti”, ka deklaruar Lajçak.

Ai ka thënë se nuk mund ta thotë se çfarë ka në atë raport dhe se gjithçka varet nga diskutimet që do bëhen ditën e mërkurë në mbledhjen e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së.

“Çështja e masave do të diskutohet nesër në sektorin politik të vendeve anëtare dhe gjithçka do të varet prej këtyre diskutimeve. Nesër do ta kuptoni se çka ka në raport, mua nuk më lejohet të them asgjë sot”, ka vijuar Lajçak.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika