Raporti i DASH-it: Gazetarët përmbahen nga raportimi hulumtues për shkak të pasigurisë

Në raportin vjetor të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit thuhet se, pavarësisht që në përgjithësi u respektua liria e shprehjes, sërish pati tentime për frikësim të përfaqësuesve të mediave nga politikanë, persona publikë, biznese dhe grupe fetare.

Raporti evidenton se problemet e financimit, gjithashtu, dëmtuan pavarësinë e mediave, si dhe pati vështirësi në marrjen e informatave nga Qeveria dhe institucionet publike.

“Gazetarët hasën në vështirësi në marrjen e informacionit nga Qeveria dhe institucionet publike, pavarësisht nga ligjet që ofrojnë qasje në dokumente publike”, thuhet në raport.

Journalist Arrested in Chennai for Selling Book Criticising Government | NewsClick
Ilustrim

Sipas raportit, mediat e pavarura ishin aktive dhe shprehën një shumëllojshmëri pikëpamjesh, përgjithësisht pa kufizime.

Megjithatë, disa zyrtarë qeveritarë, parti politike, biznese të lidhura me Qeverinë, grupe fetare dhe individë të pakënaqur u bënin trysni pronarëve të mediave, redaktorëve dhe gazetarëve që të mos publikonin rrëfime ose materiale të caktuara.

Departamenti Amerikan i Shtetit citon raportet e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, për sulmin fizik ndaj Visar Duriqit, intervistimin nga Prokuroria të Parim Ollurit për raportimin për vaksinat, si dhe kërcënimin e deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazi ndaj portalit “Albanian Post”, si tri prej incidenteve më të rënda në vitin 2021.

AGK-ja vlerëson se gjetjet e raportit duhet të jenë alarm për institucionet e vendit, të cilat duhet të angazhohen në krijimin e një ambienti më të mirë e të sigurt të të bërit gazetari.

AGK-ja, gjithashtu, fton pronarët e mediave të lejojnë gazetarët që të raportojnë pa u cenzuruar e frikësuar se do të humbasin vendin e punës.

Në AGK, në raportin “Treguesit e lirisë së mediave dhe sigurisë së mediave gjatë vitit 2020”, thuhet se shumica e rasteve të raportuara kanë qenë kërcënime dhe sulme ndaj gazetarëve.

Kur krahasohet ky numër i sulmeve dhe kërcënimeve me atë të viteve të mëparshme, shihet se ka pasur rritje të rasteve të sulmeve ndaj gazetarëve gjatë vitit 2020.

Në vitin 2019 ishin raportuar 21 raste, në vitin 2018 ishin raportuar 17 raste, ndërsa në vitin 2017, 24 raste.

Rritja e numrit të rasteve të sulmeve ndaj gazetarëve është shumë shqetësuese. Por, gatishmëria e gazetarëve për t’i raportuar këto raste është ndryshim inkurajues.

Gazetari Valon Syla, në dhjetor të vitit 2020, ishte sulmuar në mes të ditës, me grushte, nga një person i panjohur.

Më në fund rrihet gazetari Valon Syla (VIDEO) | www.shtegu.com
Sulmi ndaj gazetarit Valon Syla

Edhe pse ky rast kishte bërë shumë zhurmë dhe kishte tërhequr vëmendjen e të gjithëve, dënimi që i ishte shqiptuar sulmuesit konsiderohej qesharak.

Drejtori i portalit Insajderi, Parim Olluri, në një intervistë për mediat vendore ka theksuar se ka qenë edhe vetë cak i këtyre sulmeve dhe kërcënimeve. Ai mendon se rastet e tilla të dënimeve “qesharake” vetëm po i motivojnë më shumë sulmuesit, dhe se kështu mund të shkaktohen më shumë sulme ndaj gazetarëve.

Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte dënuar me 4 mijë e 500 euro gjobë personin që e kishte sulmuar fizikisht gazetarin, Valon Syla.

Gjykata kishte njoftuar se vendimin për dënim e kishte marrë pasi i akuzuari e kishte pranuar fajësinë dhe kishte kërkuar falje.

Por ky ishte i vetmi rast ku personi që kishte sulmuar gazetarin ishte vënë para drejtësisë, ani pse gjoba ishte monetare.

Gazetari e njëherësh edhe drejtori i gazetës online “Insajderi”, Parim Olluri, ishte sulmuar më 16 gusht të vitit 2017, duke ecur në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.

Parim Olluri: Qeveria Kurti ka shprehur dëshirë të flaktë për mbylljen e mediave kritike
Gazetari Parim Olluri

Olluri, pasi kishte marrë lëndime nga ky sulm, ishte dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente.

Ky sulm ishte dënuar nga kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Shkëlqim Hysenaj dhe kishte pasur reagime edhe nga krerët e shtetit.

Pas disa publikimeve të mediumit rreth sigurimit të vaksinave kundër COVID 19, Olluri pati edhe një “pengesë në detyrë”, gjatë vitit 2021, kur dhe ishte intervistuar nga Policia e Kosovës.

Për këtë rast kishte reaguar edhe AGK-ja, e cila e kishte cilësuar tërësisht të papranueshëm intervistimin e Parim Ollurit, me qëllim të zbulimit të burimit të tyre, pasi kjo, në thelb, është shkelje flagrante e Ligjit për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarëve dhe të drejtës së lirisë së mediave.

 

Avazi i sulmeve vazhdon të mbetet fenomen në Kosovë

Sulm tjetër fizik ndaj një gazetari në Kosovë kishte ndodhur  në natën ndërmjet 24 dhe 25 shkurtit të vitit 2021 në Fushë Kosovë.

Visar Duriqi, nga Insajderi, ishte sulmuar fizikisht nga tre persona të panjohur. Si pasojë e këtij sulmi atij i ishin thyer dhëmbët dhe hunda.

Sulmohet fizikisht gazetari Visar Duriqi/Pamje të rënda - Sinjali
Gazetari Visar Duriqi

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës kishte thënë se është duke i zhvilluar hetimet, ndërsa rastin e kishte shqyrtuar edhe Prokuroria e Shtetit.

Por ende, nuk ka ndonjë detaj në lidhje me zbardhjen e këtij rasti.

Për këtë ka pasur edhe reagime nga përfaqësues ndërkombëtarë të cilët janë shprehur që të zbardhet sa më shpejt ky rast.

Sipas raportit nga Freedom House të vitit 2020, ku raportohet për Kosovën sa i përket fjalës së lirë të shtypit, thuhet që është pjesërisht e lirë, pra që në pjesën tjetër ajo cënohet.

Përkundër kësaj, gjatë vitit 2020, mbrojtjes dhe sigurisë së gazetarëve iu ishte shtuar edhe një komponentë shtesë me rritjen e bashkëpunimit mes AGK-së dhe Prokurorisë, Gjykatës themelore në Prishtinë dhe Policisë së Kosovës.

Sipas raportit, AGK-ja kishte bashkëpunuar me të tria këto palë për të siguruar përcjelljen e lëndëve, përmirësimin e referimeve dhe ofrimin e ndihmës juridike për gazetarët.

Në raportin e DASH-it, në  pjesën për lirinë e shprehjes, përfshirë edhe lirinë e mediave, është dhënë edhe kërcënimi i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, që i kishte bërë portalit online, Albanian Post, rreth publikimit të një lajmi ku mbulohej caktimi i ambasadorëve nga Qeveria e Kosovës.

“Në shtator, Haki Abazi, deputet i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, ka kërcënuar median online Albanian Post dhe drejtorin e saj mbi mbulimin e lajmit për caktimin e ambasadorëve nga qeveria. Mediumi publikoi incizimin e këtij incidenti”, thuhet në raportin e DASH-it.

Haki Abazi – Qeverisë: Mos qëndro spektatore përballë aksidenteve në trafik, po vozisin pa kokë - Korrekt Press
Deputeti i LVV-së, Haki Abazi

Edhe në raportin “Indeksi i Sigurisë së Gazetarëve në Ballkanin Perëndimor” në AGK, thuhet që policia dhe prokuroria nuk e kanë profesionalizmin dhe ekspertizën e duhur për sa i përket masave mbrojtëse ligjore në fuqi të parapara nga legjislacioni në fuqi në Kosovë.

Megjithatë, rastet ndaj gazetarëve trajtohen nga policia dhe prokuroria në të njëjtën mënyrë si veprat penale.

Sipas këtij raporti, Policia, Prokuroria dhe Gjykatat kanë emëruar koordinatorë që merren me rastet e kërcënimeve, sulmeve dhe ngacmimeve ndaj gazetarëve.

Media freedom under the microscope | RNZ
Ilustrim

Zyra e Prokurorit të Shtetit e ka emëruar një prokuror si Koordinator për t’i koordinuar dhe monitoruar rastet kur gazetarët janë viktimë e krimit.

Mosreflektimi i organeve të drejtësisë dhe lënia pas dore e rasteve, duke mos e zgjidhur asnjë deri më tash sipas procedurave ligjore, bën që sulmuesit ndaj gazetarëve të shtohen.

Prandaj, këto procedura janë të ngadalshme ngase nuk ka dëshmi apo dëshmitarë të specifikuar për të vërtetuar rastin, por edhe nëse janë dënuar deri më tash, kemi parë vetëm dënim me kusht ose dënime me gjoba.

Shija e redaktorit

INTERVISTË me Marin Memën: Kemi nevojë të duam më shumë...

Cilki i dokumentarëve, 'Gjurmë Shqiptare' me autorin Marin Mema, në Top Channel Albania përfshin një audiencë të të gjitha moshave. Në 'Gjurmë Shqiptare' trajtohen tema...

Këngët për nder të gjeniut Andy Warhol

Data e 6-gushtit shënon lindjen e një pop artisti si Andrew Warhol, arti i tij i  mrekullueshëm dhe idetë revolucionare të Warhol ishin padyshim...

“Film n’park”, tradita që i rikthehet Prishtinës

Në zemrën e gjelbërt të kryeqytetit, në mesin e dritave, miqve dhe muzikës, është vendi ku “Film n’park” shënon një rikthim pas kufizimeve nga...

Më të lexuarat

Një person largohet nga një restorant në Pejë pa paguar...

Një person mashkull shihet duke ngrënë mengjes, dhe menjëherë pas përfundimit ai shihet duke u larguar pa komunikuar me ndonjë kamerier nga restoranti. Pamjet e...

Të shtëna me armë në Cetinë, më shumë se dhjetë...

Të premten e 12 gushtit në Cetinë të Malit të Zi, një 34-vjeçar ka qëlluar me armë në drejtim të disa personave dhe më...

Avokati Gashi: Ka neglizhencë të hetimeve, Astrit Dehari është goditur...

Avokati Tomë Gashi ka njoftuar se të premten e 12 gushtit do të mbajë konferencë për media në lidhje me rastin e vdekjes së...

Të fundit nga rubrika