Raporti i DASh-it për Shqipërinë: Korrupsioni sistemik dhe paratë e pista e dëmtojnë konkurrencën

Departamenti Amerikan i Shtetit ka përditësuar të dhënat për investimet e huaja në Shqipëri për vitin 2023, ndërsa thekson disa problematika që shqetësojnë vendin. E mes këtyre problematikave, renditet korrupsioni, që sipas DASH-it ka ende punë për t’u bërë në këtë drejtim

DASH

Nga niveli i lartë i korrupsionit te fenomeni i pastrimit të parave, bashkë me kritikat për ndryshimet e shpeshta fiskale dhe zbatimin e dobët të kontratave… janë këto disa nga gjetjet e Departamentit Amerikan të Shtetit në raportin e Klimës së Biznesit për Shqipërinë këtë vit.

“Shqipëria ka një sektor të madh informal dhe aktivitete të pastrimit të parave. Task Forca e Veprimit Financiar për Pastrimin e Parave e përfshiu Shqipërinë në listën e saj gri në vitin 2020 dhe vendi vazhdon të jetë në listën për vitin 2023 për shkak të mangësive strategjike në adresimin e shqetësimeve të pastrimit të parave. Komuniteti i biznesit raporton se fluksi i madh i të ardhurave të paligjshme nga trafiku i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni shtrembëron konkurrencën në treg”, thuhet në raportin e DASh-it.

Siç raporton A2CNN, Departamenti Amerikan i Shtetit e konsideron korrupsionin në vend si sistemik, ndërsa nuk kursen akuzat e drejtpërdrejta për qeverinë.

“Raportimet për korrupsion në prokurimet qeveritare janë të zakonshme. Investitorët raportojnë shpesh raste të korrupsionit qeveritar, që vonojnë dhe pengojnë investimet në Shqipëri. Disa investitorë amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje të diskutueshme tregtare me entitete publike dhe private, duke përfshirë disa që shkuan në arbitrazh ndërkombëtar”.

Në raport vlerësohet se Shqipëria ka një potencial të madh ekonomik, një kuadër ligjor të shëndoshë dhe ka bërë progres në kufizimin e korrupsionit të vogël duke digjitalizuar shërbimet publike si për qytetarët ashtu edhe për bizneset.

Shija e redaktorit

Intervistë | Rrëfimi i gazetarit Martin Çuni që u torturua...

Ishin vitet e regjimit serb në Kosovë, ato që rëndonin shpatullat e çdo shqiptari që vetëm kërkonte të jetonte i lirë në vendin e...

Forbes publikon renditjen e grave më të fuqishme në botë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shpallur gruaja më e fuqishme në botë për të dytin vit radhazi në renditjen vjetore...

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Të fundit nga rubrika