“Raporti i GAP”, Krasniqi: Gjashtë komunat e PDK-së, lidere për transparencë buxhetore

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se gjashtë nga tetë komunat të cilat udhëhiqen nga PDK, janë renditur në krye të tabelës për transparencë buxhetore për vitin 2022

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka njoftuar se ky raport, i cili vlerëson transparencën buxhetore të komunave në Kosovë dhe i rendit ato në bazë të performancës, ka renditur të parën komunën e Drenasit, me 100 % të pikëve të grumbulluara, aq sa kanë edhe Mitrovica, Prizreni e Skenderaj.

“Gjashtë nga tetë komunat të cilat udhëhiqen nga PDK, janë renditur në krye të tabelës për transparencë buxhetore për vitin 2022, në raportin e publikuar sot nga Instituti GAP”, ka njoftuar Krasniqi.

Tutje ai ka theksuar se “është i lumtur dhe krenar me punën dhe përgjegjësinë të cilën po e tregojnë para qytetarëve dhe para ligjit, të gjithë Kryetarët e komunave të cilat udhëhiqen nga PDK-ja, si edhe ekipet e tyre”.

“Transparencë dhe llogaridhënie, kjo është mënyra e vetme përpara – asgjë më pak!”, ka përfunduar Krasniqi.

 

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika