Raporti i GLPS-së: 688 ditë, kohëzgjatja mesatare për zgjidhjen e rasteve të korrupsionit

Në këtë raport thuhet se gati dy vjet është kohëzgjatja mesatare për zgjidhjen e rasteve të korrupsionit në gjykatat në vend

Në një raport të Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) që ka monitoruar 458 seanca gjyqësore në periudhën 1 prill 2023 – 31 mars 2024, thuhet se gati dy vjet është kohëzgjatja mesatare për zgjidhjen e rasteve të korrupsionit në gjykatat në vend.

Ky raport që u publikua të martën nga GLPS ka përfshirë gjetjet nga 458 seanca, 322 prej të cilave janë zhvilluar e 127 ose janë mbajtur me vonesë ose janë anuluar.

Për rezultate, GLPS-ja ka thënë se ka analizuar edhe 143 aktgjykime të publikuara nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK).

Janë pesë gjetje kryesore të raportit.

Aty thuhet se “numri i lartë i seancave të anuluara apo mbajtura me vonesë, kontribuon ndjeshëm në zvarritjen e zgjidhjes së rasteve të korrupsionit”.

Arsye kryesore janë mosparaqitja e palëve në gjykim dhe neglizhimi i gjykatave në lëshimin e urdhërarresteve.

“Po ashtu, shumë seanca dështojnë për çështje teknike dhe administrative, përfshirë mungesën e personelit kyç dhe planifikimin e dobët”, thuhet në gjetjen e dytë të raportit.

Prishtina ka pasur numrin më të madh të aktgjykimeve të publikuara 43 sosh, ndjekur nga Mitrovica dhe Gjilani 25.

“Kohëzgjatja mesatare për zgjidhjen e rasteve të korrupsionit ishte 688 ditë, me variacione rajonale të dukshme. Nga 143 aktgjykime, 89 ishin aktgjykime dënuese. Nga këto 89, 51 ishin dënime me gjobë, 9 me burg, 6 me burg dhe gjobë, dhe 1 me gjobë dhe burgim me kusht. Dënimet plotësuese të ndalimit të ushtrimit të funksionit në administratën publike janë aplikuar rrallë”, thuhet në gjetjet tjera.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika