Raporti i Interpolit i përmend dyshimet për kurdisje në futbollin kosovar

Dyshimet për kurdisje në futbollin kosovar janë përfshirë edhe në një raport të organizatës ndërkombëtare që lufton krimin, Interpol, ka bërë të ditur të martën  “boxscorenews.com”.

Ditë më parë, mediat franceze duke u thirrur në një raport të një organizate qeveritare të Francës, kanë raportuar për dyshimet e mëdha për kurdisje të ndeshjeve në futbollin kosovar.

Është përmendur skuadra e Llapit si e dyshuar.

Dhe Interpoli në raportin “Integriteti në Sport”, ka përmendur këto dyshime.

“Një skandal me trukime ndeshjesh tronditi kampionatin e Kosovës në futboll. Bastvënësit ishin të bazuar në Kosovë dhe Francë, ndërsa aktiviteti i tyre i organizuar kriminial ishte hetuar për gati një vit”, shkruan në raportin e organizatës ndërkombëtare të policisë.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika