Raporti i Policisë: Referenti sulmon fizikisht një administrator në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se në objektin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, referenti ka sulmuar një administrator

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 15:10, në Pallatin e Drejtësisë, Prishtinë.

Siç thuhet në raport, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar referent, pasi, i njëjti, ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar administrator në Gjykatën Themelore Prishtinë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Arrestohen katër persona pasi sulmuan dhe ofenduan zyrtarët policorë në Istog

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se janë arrestuar katër persona në qytetin e Istogut, pasi, të njëjtit, kishin ofenduar dhe sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Sipas policisë, nga ky rast nuk kishte asnjë të lënduar, kurse të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi,  të njëjtit, kanë ofenduar dhe sulmuar zyrtarët policorë. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Arrestohet një person pasi theri me thikë një person tjetër

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 02:36 të mesditës, në rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë, një person mashkull ka therur me thikë një person tjetër.

Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, kurse personi tjetër është arrestuar nën dyshimet për lëndim të lehtë trupor dhe armëmbajtje pa leje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi, i njëjti, pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar i cili ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Nga i dyshuari është sekuestruar një thikë e cila dyshohet se ishte përdorur në rast. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika