Raporti i publikuar nga QKSS: Rreth 33 për qind e të anketuarve ndihen të sigurt në Kosovë

Dorjeta Rukiqi nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, ka njoftuar se publikimi i raportit të dytë të ankesës së barometrit të sigurisë për Ballkanin Perëndimor, ka trajtuar sigurinë publike dhe kërcënimet ndaj sigurisë ndërkombëtare

Dorjeta Rukiqi nga QKSS

Dorjeta Rukiqi nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), ka thënë se publikimi i raportit të dytë të ankesës së barometrit të sigurisë për Ballkanin Perëndimor, ka trajtuar sigurinë publike dhe kërcënimet ndaj sigurisë ndërkombëtare.

“77 për qind e të anketuarve kanë thënë se ndihen të sigurt në shtëpitë e tyre, kurse të sigurt në shtetin e tyre ndihen 33 për qind e të anketuarve”, ka thënë Rukiqi.

Tutje, Rukiqi ka shtuar se pesë prej çështjeve që janë konsideruar si kërcënimet më të larta në komunitetet e tyre dhe për sigurinë publike janë: migrimi i profesionistëve dhe të rinjve, kafshët endacake, përdorimi i drogës, shërbimet shëndetësore dhe ngacmimi seksual.

“Në çështjen e sigurisë publike, i kemi trajtuar edhe çështje tjera”, ka shtuar ajo në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, duke theksuar se për pandeminë COVID-19 e kanë bërë vetëm një përcjellje të situatës.

Ajo ka potencuar se në këtë edicion janë përfshirë pyetje edhe për dhunën në familje e për dhunën në baza gjinore.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika