Raporti i vitit 2021 nga Specialja, publikohet ecuria e proceseve deri më tani

Dhomat e Specializuara kanë publikuar raportin e punës për vitin 2021, në të cilin thuhet se janë mbajtur 67 seanca publike ndërsa janë nxjerrë deri tani 800 vendime dhe urdhra

Dhomat e Specializuara në Hagë

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë publikuar raportin e punës për vitin 2021.

Sipas raportit, gjatë vitit 2021, gjykatësi i procedurës paraprake, gjykatësit e trupit gjykues I dhe trupit gjykues II, si dhe gjykatësit e panelit të Apelit, të ngarkuar me apelet e ndërmjetme, kanë nxjerrë rreth 800 vendime dhe urdhra.

Si të arritura në këtë raport, përmendet fillimi i dy gjykimeve dhe i dy çështjeve të tjera që sipas dokumentit po përparojnë në fazën e procedurës paraprake.

“Në muajt mars dhe prill, u arrestua i akuzuari i tetë dhe u transferua në objektin e paraburgimit në Hagë”, shkruan në raportin e Dhomave të Specializuara.

Dokumenti ka vënë në pah se në vitin 2021, njëzet dëshmitarë kanë dëshmuar në mënyrë të sigurtë përpara gjykatës dhe 30 viktima u pranuan të marrin pjesë në proces në tri prej çështjeve.

“Po në të njëjtin vit, u mbajtën 67 seanca publike dhe u transmetuan në internet me përkthim simultan në tri gjuhët zyrtare të Gjykatës si dhe pati më shumë se 70 mijë shikime të faqeve të transmetuara”, saktëson raporti.

“Gjatë vitit 2021 u përkthyen 895 dokumente që përfshijnë më shumë se 12 mijë e 200 faqe”.

Në këtë dokument, shpaloset ecuria e të gjitha proceseve të deritanishme të ndërmarra nga Specialja.

Që prej vitit 2020, Specialja deklaron se statusi i viktimës pjesëmarrëse u është miratuar 30 personave në tri çështje gjyqësore, 1 në çështjen kundër Shalës, 9 në çështjen kundër Mustafës dhe 20 në çështjen kundër Thaçit e të tjerëve.

“Gjatë vitit 2021, gjashtë nga personat kërkesat e të cilëve për pjesëmarrje si viktima në çështjen Thaçi dhe të tjerë u refuzuan, e apeluan vendimin me ndihmën e një mbrojtësi kujdestar. Paneli i Gjykatës së Apelit konfirmoi vendimin e Gjykatësit të Procedurës Paraprake dhe përsëri ua refuzoi statusin e viktimave pjesëmarrëse”, shkruan në raport.

Gjatë fjalës për ecurinë e proceseve gjyqësore, kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, citohet në raport të jetë shprehur se ky institucion vazhdon të jetë i përkushtuar për kryerjen e punës në përputhje me standardet më të larta të drejtësisë penale ndërkombëtare.

Në dokument saktësohet se numri i punonjësve të Dhomat e Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë është rritur nga 244 që ishin më 31 dhjetor 2020, në 268 punonjës më 31 dhjetor 2021.

Ndërsa, sa i përket vendeve, më së shumti ka nga Holanda, Rumania, pastaj SHBA-ja, Franca e Gjermania.

Raportin e plotë mund ta gjeni KËTU.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika