Raporti njëvjeçar i Institutit për Krime Lufte, shpaloset me dyer të mbyllura për mediat
Në një takim të organizuar për shpalosjen e raportit njëvjeçar të Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, mediat janë larguar pas fjalimeve hyrëse të kryeministrit Albin Kurti dhe drejtorit të Institutit, Atdhe Hetemi. “Rreth 190 metra gjatësi të materialit arkivor dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë” Kurti ka theksuar se […]
Në një takim të organizuar për shpalosjen e raportit njëvjeçar të Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, mediat janë larguar pas fjalimeve hyrëse të kryeministrit Albin Kurti dhe drejtorit të Institutit, Atdhe Hetemi.
“Rreth 190 metra gjatësi të materialit arkivor dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë”
Kurti ka theksuar se gjatë një viti janë grumbulluar rreth 190 metra gjatësi të materialit arkivor dhe 15 terabait të të dhënave digjitale, duke përfshirë video, audio dhe foto që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës.
Kryeministri gjithashtu ka kritikuar Serbinë për refuzimin e kërkesës së faljes për krimet e luftës dhe ka njoftuar se në regjistrimin e popullsisë është përfshirë edhe pyetësori për dëmet e luftës, ku qytetarët kanë raportuar vrasje, zhdukje dhe dëme ekonomike.
“Me regjistrimin e popullsi është përfshirë edhe pyetësori i dëmeve nga lufta. Qytete kanë deklaruara demet ekonomik, vrasjet, të zhdukurit. Gjatë këtij viti janë grumbulluar rreth 190 metra gjatësi të materialit arkivor dhe 15 terabait material digjital, video, audio, foto që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Ky informacion është mbledhur nga 67 burime të ndryshëm”, ka deklaruar Kurti.
Atdhe Hetemi, drejtor ekzekutiv i Institutit, ka potencuar se Instituti ka ndjekur një qasje të hapur dhe gjithëpërfshirëse që nga themelimi, dhe ka pohuar se raporti pasqyron përpjekjet për dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve të luftës.
Ndërkohë, detajet e raportit janë prezantuar me dyer të mbyllura, pasi sipas Hetemit, protokolli i kërkonte një qasje të tillë.















