Raporti: Obeziteti i’u kushton ekonomive evropiane mld euro çdo vit

Mbipesha dhe obeziteti lidhen me kosto vjetore prej miliarda eurosh në tetë vende evropiane, sipas një studimi të Office of Health Economics (OHE).

Raporti është porositur dhe financuar nga Federata Evropiane e Industrive dhe Shoqatave Farmaceutike (EFPIA).

Studimi vlerëson se kostot shëndetësore dhe ekonomike që lidhen me peshën e tepërt përbëjnë nga 0.6 deri në 1.4 për qind të prodhimit të brendshëm bruto në vendet e analizuara. Barra më e lartë në vlerë absolute është vlerësuar në Gjermani, me 55.2 miliardë euro në vit, pasuar nga Mbretëria e Bashkuar me 43.2 miliardë euro. Në Francë, Itali dhe Spanjë, kostoja është rreth 20 miliardë euro për secilin vend, ndërsa në Rumani 2.5 miliardë euro.

Sipas raportit, pesha e tepërt lidhet me rreth 278 mijë vdekje dhe humbjen e pothuajse tetë milionë viteve jetë të shëndetshme çdo vit në këto tetë vende. Përveç shpenzimeve shëndetësore, llogaritja përfshin edhe humbjet e produktivitetit nga mungesat në punë, mosaktiviteti ekonomik, kujdesi informal dhe vdekjet e parakohshme.

Autorët bëjnë thirrje për forcimin e parandalimit dhe qasjes në trajtim, si dhe për njohjen e obezitetit si sëmundje kronike.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika