Raporti që relativizoi rastin Banjska: Kearns, Gola e Xhaçka me kritika të ashpra në KiE

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ajo shqiptare Olta Xhaçka dhe nënkryetari i Kuvendit, Ardian Gola kanë kritikuar Serbinë dhe një raport që trajtonte funksionimin e institucioneve në këtë shtet. Kritikat, u adresuan për rastin Banjska, dhe formën se si ishte paraqitur nga autorët.

Në listën e gjatë të problemeve të Serbisë, Kosova, vështirë se gjendet.

Në një raport të miratuar sot pasdite në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që kishte në thelb funksionimin e institucioneve në Serbi, për raportet me Kosovën – janë dedikuar vetëm 2 paragrafë.

Njëri për mos-njohjen e Kosovës nga Serbia, e tjetri, që me katër rreshta tregon se si Serbia, refuzon t’i prekë Milan Radojçiqin e grupin e tij, për rastin “Banjska.

Fillimisht, nga autorët e raportit, u adresuan një sërë shqetësimesh, duke filluar nga polarizimi i skajshëm politik, një mori ligjesh problematike e keqpërdorimin e institucioneve në shërbim të pushtetit.

“Asambleja vëren me shqetësim se mjedisi politik serb karakterizohet nga polarizim i konsiderueshëm dhe nga tensionet e vazhdueshme midis qeverisë së Presidentit Aleksandar Vuçiç dhe shumicës qeverisëse të udhëhequr nga Partia Progresive Serbe nga njëra anë, dhe opozitës politike, lëvizjes studentore dhe shoqërisë civile nga ana tjetër”, ka thënë raportuesja Victoria Tublom.

Por përderisa debati nga pjesëmarrësit e tjerë që trajtuan raportin u fokusua në çështje si protestat e rritja e presionit ndaj mediave nga regjimi i Vuçiqit, e madje pati edhe lëvdata për rrugën evropiane, i erdhi radha një prej zërave më të fuqishëm në mbrojtje të interesave të Kosovës: deputetes britanike Alicia Kearns.

“Mënyra se si një qeveri i trajton fqinjët, tregon se si e trajton veten. E shohim në Rusinë e Putinit: luftë jashtë e heshtje brenda. Të njëjtën formë e shohim në Serbi. Duke i mbështetur njerëzit që sulmuan. Duke i strehuar s ulmuesit që qëndrojnë prapa sulmit në Banjskë. Jo, duke i armatosur ata…sepse mund t’i shikoni numrat serikë në ato armë”, ka thënë Kearns.

Për Banjskën dhe formën se si është trajtuar në raport,  kritika të zëshme ka adresuar edhe Ardian Gola, nënkryetar i Kuvendit.

“Ky sulm, zonja dhe zotërinj, zbulon disa të vërteta të pakëndshme për demokracinë dhe sundimin e ligjit në Serbi. SË PARI, Serbia ende nuk e ka dëshmuar gatishmërinë e saj për të ndërtuar marrëdhënie normale, veçanërisht me Kosovën. SË DYTI, në vend që të sigurojë llogaridhënie, ajo vazhdon t’i mbrojë përgjegjësit, siç dëshmohet nga fakti se Radoiçiq vazhdon të jetojë i lirë dhe nën mbrojtje në Serbi. Në këtë mënyrë, Serbia është shndërruar në shkelëse të vetë vlerave që Këshilli i Evropës është themeluar për t’i mbrojtur dhe promovuar”, ka thënë Gola.

Edhe Gola, edhe përfaqësuesja e Shqipërisë, Olta Xhaçka, kanë adresuar edhe çështjen e shkeljes së vazhdueshme të të drejtave të shqiptarëve në Serbi, që ishin harruar nga dy raportuesit.

Pas diskutimeve, raporti me disa amendamente është miratuar.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika