Raporti sekret i BE-së: Vuçiq me hapa të ngadalshëm synon shkëputjen nga Rusia

Një raport i Shërbimeve Evropiane të Inteligjencës ka hedhur më shumë dritë në atë se si pritet të pozicionohet Serbia në rendin e ri global. Sipas raportit, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do ta përdorë një politikë me “hapa të vegjël”, në mënyrë që ta zvarrisë çështjen e pozicionimit dhe vendosjes së sanksioneve

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, 08.06.2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, po vazhdon të përballet me presion ndërkombëtar që t’i vendosë sanksione Rusisë.

Në këtë vijë, vlerësohet të jetë edhe një dokument i Shërbimeve Evropiane të Inteligjencës, i cili u publikua të martën nga Radio Evropa e Lirë në Serbi.

Sipas këtij dokumenti të klasifikuar si sekret, Vuçiq pritet që shkëputjen nga Rusia ta bëjë me hapa të vegjël.

“Pritet që Presidenti i Serbisë të ndjekë një “politikë hapash të vegjël” për ta afruar Serbinë me Perëndimin. Qëllimi është që të shtyhet shkëputja përfundimtare me Rusinë dhe të përdoret ndryshimi i ardhshëm i drejtimit të politikës së jashtme, për të marrë nga Perëndimi sa më shumë lëshime politike dhe ekonomike për Serbinë”, thuhet në raportin e Inteligjencës Evropiane.

Sipas analizës, në mënyrë që Vuçiq ta zvarrisë pozicionimin me Perëndimin ose Rusinë, do ta përdorë edhe opozitën.

Madje në këtë raport theksohet se Vuçiq do ta shtyjë edhe formimin e qeverisë së re të Serbisë në mënyrë që t’i realizojë planet e tij.

Megjithatë, në Serbi jo të gjithë i besojnë këtij raporti, analisti serb, Dusan Janjiq, thekson se ka mundësi të jetë një propagandë.

“Ka mundësi të jetë një propagandë e mediave ose është një sinjali drejt Vuçiqit që ai ka kohë për t’u pozicionuar. Mirëpo, fatkeqësisht unë mendoj se shoqëria në Serbi nuk ka kohë. Secila ditë që kalon, është ditë drejt një katastrofe ekonomike në Serbi. Një prej problemeve kryesore është se Vuçiq po tenton të manipuloj, në mënyrë që të anashkaloj kapitullin 31. Ai po dëshiron që ta kapërcej harmonizimin e politikave të sigurisë me standardet evropiane. Ai dëshiron që t’i përmbushë kushtet që i dëshiron, e jo ato që i kërkohen”, kishte thënë Dusan Janjiq – Analist nga Serbia.

Dusan Janjiq, analist nga Serbia

E shkëputjen nga Rusia, Vuçiq vlerësohet se për shumë arsye e ka të vështirë.

“Serbia është duke e mirëmbajt njëfar politike të bashkëpunimit me të dyja anët, edhe me Unionin Evropian edhe me Serbinë. Këtë punë do ta zgjasë për aq sa mund ta zgjasë Vuçiqi. Por, një gjë duhet thënë se Vuçiq e ka një presion të madh që të bashkëpunoj me Rusinë edhe prej së brendshmi por edhe prej Rusisë, si pasojë e këtyre lidhjeve me biznesin dhe nëntokën”, ka deklaruar, Abit Hoxha – Analist.

Abit Hoxha, analisti nga Kosova, 08.06.2022

Në Serbi, gjatë kësaj jave, ministri i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov, e kishte paralajmëruar një vizitë.

Megjithatë, ajo vizitë ishte anuluar, për shkak se shtetet fqinje të Serbisë, ia kishin pamundësuar Lavrovit, fluturimin për në Beograd.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika