Raporti vjetor i AGK-së: Gjendja e sigurisë së gazetarëve vazhdon të jetë e rëndë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka publikuar raportin vjetor "Treguesit e nivelit të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve”, për vitin 2022

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka publikuar raportin vjetor “Treguesit e nivelit të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve”, për vitin 2022.

Raporti që është hartuar nga hulumtuesja, Getoarbë Mulliqi Bojaj, në kuadër të platformës rajonale Safe Journalists, e përshkruan gjerësisht situatën e legjislacionit dhe çështjet socio-ekonomike e politike në raport me lirinë e medieve dhe sigurinë e gazetarëve në Kosovë.

“Raporti fokusohet në tre tregues; kornizën ligjore, pozitën e gazetarëve në dhomën e lajmeve, si dhe sigurinë e gazetarëve. Në konferencë u prezantuan gjetjet e raportit nga hulumtuesja Getoarbë Mulliqi Bojaj, Eksperti Ligjor i raportit, Yll Zekaj, si dhe Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha”, njofton Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Sipas gjetjeve të këtij raporti, gjendja e sigurisë së gazetarëve vazhdon të jetë e rëndë, numri i sulmeve në drejtim të gazetarëve ka shënuar rritje nga 29 në vitin 2021, ka shkuar në 33 në vitin 2022, ndërsa vihet më në pah tendenca për heshtje të gazetarëve nëpërmjet padive SLAPP.

“Teksa si rekomandime të raportit u theksua nevoja që gazetarët t’i raportojnë të gjitha rastet e shkeljes së të drejtave të tyre, bashkëpunim më i mirë i institucioneve të Republikës së Kosovës me mediet, si dhe të krijohet sa më shpejt Sistemi i Menaxhimit të të Dhënave nga KGjK për rastet e gazetarëve”, thuhet tutje në njoftim.

 

 

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika