Raportimet për “arrestime të zyrtarëve”, reagon Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka reaguar ndaj raportimeve të ditëve të fundit për “arrestime të personave zyrtarë”, duke vlerësuar se shkrimet e shpërndara nga individë dhe media të caktuara kanë krijuar konfuzion në publik dhe pasiguri juridike.

Në deklaratën e lëshuar të dielën, kjo zyrë ka bërë thirrje që për çështjet që ndërlidhen me punën dhe veprimet e Prokurorit të Shtetit të merren për bazë vetëm informacionet zyrtare dhe të konfirmuara nga institucioni.

“Gjatë ditëve të fundit, individë dhe media të caktuara kanë raportuar dhe shpërndarë shkrime të ndryshme për “arrestime të personave zyrtarë”, të cilat kanë krijuar konfuzion në publik dhe pasiguri juridike. Në lidhje me këtë, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit bën thirrje që për çështjet që ndërlidhen me punën dhe veprimet e Prokurorit të Shtetit të bazoheni vetëm në informacione zyrtare dhe të konfirmuara nga vetë institucioni, si dhe të shmangni çdo informacion tjetër që nuk është zyrtar dhe i konfirmuar”, thuhet në deklaratën Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Kryeprokurori i Shtetit ka siguruar qytetarët se do të kujdeset që çdo rast penal të trajtohet në përputhje të plotë me Kushtetutën, ligjet në fuqi dhe standardet më të larta të drejtësisë.

Ditë më parë u raportua se në ditët në vijim do të ketë arrestime të zyrtavëe të lartë për keqpërdorim të detyrës zyrtare./KP

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika