Raportimi nga veriu, gazetarët tregojnë eksperiencat e tyre në “Radar”

Gazetarët në Kosovë përballen me sfida dhe rrezikshmëri të mëdha gjatë raportimit nga ngjarjet e fundit në veri të vendit

Raportimi nga e premtja në komunat në veri të vendit ishte një tjetër sfidë për gazetarët në Kosovës. Në mesin e provokimeve, të sharave, pengimit të raportimit, të shtënave dhe jo vetëm, gazetarët e Kosovës, raportuan nga veriu për zhvillimet e fundit atje.

E pikërisht gazetarët janë tema që “Radar” zhvilloi sot. Së bashku me Edita Dolin në Radio Dukagjini ishte Xhemajl Rexha nga radhët e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës i cili tregoi disa nga sfidat me të cilat u ballafaqua atje.

“Ajo çka ndodhi dje nuk ka ndodhur për një kohë të gjatë…shumë dhuna brenda një kohe shumë të shkurtër… Preukopimi ynë kryesor është siguria e gazetarëve e cila nuk merret parasysh nga NATO-ja, KFOR-i që nuk ofron siguri përkundër ftesave tona për të bashkëpunuar dhe as nga Policia e Kosovës e cila ndoshta kapacitetet i ka më të koordinuara por që është në koordinim të vazhdueshëm me NATO-në”, ka thënë ai.

Ai thekson se ajo çka vuri re në veri ishin gazetarë të rinj dhe një solidaritet në mes mediave, pavarësisht garës për raportime.

Pjesë e “Radar”-it të sotëm qenë edhe gazetarët e RTV Dukagjini që raportuan nga komunat në veri të vendit, Liridon Llozani dhe Sylejman Sylejmani.

Gjersa tregon se dita për të nisi herët për të qenë në ambientet e Dukagjinit në 05:00 të mëngjesit, Llozani tha se gazetarët atje nuk qenë aspak të sigurt.

“Ka disa post-blloqe të Policisë së Kosovës por megjithatë gjatë gjithë këtij segmenti nuk  je i sigurtë, të paktën nuk  ndjehemi dhe e di që s’jemi të sigurt”, ka treguar ai.

Jo më ndryshe mendon edhe Sylejmani. Ai thekson se me ardhjen e personave të maskuar në veri situata eskaloi.Këto ditë në veri, ai i konsideron si ngjarjet më të rënda të raportimit të tij ndër vite.

Për të parë të plotë intervistën, kliko këtu.

Shija e redaktorit

Rama: Mirëmengjes me përulje e nderim për Afrim Bunjakun

“MIRËMËNGJES me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrë”. Kështu ka shkruar kryeministri  Shqipërisë...

Tragjedia e 24 shtatorit, sulmi terrorist dhe vrasja e policit...

Këtë të hënë, më 25 shtator, u vendos të shpallet ditë zie shtetërore, derisa i gjithë vendi u trondit nga një sulm terrorist. Tragjedia vazhdoi...

Nora Gjakova, e artë në Grand Slamin e Bakusë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e artë ne Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit Gjakova e mposhti gjeorgjianen...

Të fundit nga rubrika