Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje.
Dy raste kanë ndodhur në Rahovec, një në Malishevë, një në Gjakovë, një në Pejë dhe një në Fushë-Kosovë.
Në rastin e parë në Rahovec thuhet se viktima kosovare ka raportuar se vëllai i saj, i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Viktima është dërguar në shtëpinë e sigurt (strehimore), ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Rahovec 11.08.2023 – 01:50. Viktima femër kosovare ka raportuar se vëllai i saj, i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Viktima është dërguar në shtëpinë e sigurt (strehimore), ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.
Në rastin e dytë në Rahovec thuhet se pas një mosmarrëveshjeje në familje, dy të dyshuar meshkuj kosovarë (vëllezër), e kanë sulmuar fizikisht babanë e tyre, viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Rahovec 11.08.2023-13:05. Pas një mosmarrëveshje në familje, dy të dyshuar meshkuj kosovarë (vëllezër), e kanë sulmuar fizikisht babanë e tyre viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia.
Në Malishevë, viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Policia njofton se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Malishevë 11.08.2023 – 02:50. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, njofton policia.
Në Gjakovë, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën.
“Gjakovë, 11.08.2023-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovar (bashkëshorten dhe vajzën). Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, njofton policia.
Në Pejë, viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje, është sulmuar fizikisht dhe dëbuar nga shtëpia nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Policia njofton se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Pejë 11.08.2023-14:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht dhe dëbuar nga shtëpia nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.
Në Fushë-Kosovë, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi, pas një mosmarrëveshjeje ka ofenduar bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare.
“Fushë Kosovë, 11.08.2023-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka ofenduar bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, njofton policia.