Një vajzë e mitur është raportuar si e zhdukur në Gjakovë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Rasti është paraqitur në polici të dielën nga nëna e saj, e cila ka deklaruar se vajza është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

“Ankuesja – femër kosovare – ka informuar se vajza e saj, viktima – femër kosovare, e mitur, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer,” thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e rastit.