Një grua është raportuar e zhdukur në komunën e Skenderajt.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ajo është larguar nga shtëpia më 24 korrik dhe që nga ajo ditë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

 “Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vend ndodhjen e saj”, thuhet në raportin e Policisë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se rasti është duke u trajtuar dhe ndodhet në procedurë hetimore.