Një grua është raportuar e zhdukur në Suharekë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se viktima ka dalë nga shtëpia që nga mëngjesi i së shtunës.

Ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Sipas njoftimit, rasti është duke u hetuar.

“Suharekë 08.02.2025-09:00. Është raportuar se viktima femër kosovare ka dal nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e PK.